Rreth Nesh
Property Broker Real Estate
Property Broker Real Estate prej vitesh ndihmon klientë të gjejnë pronën ideale ose të sheshin pronën e tyre aktuale në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt. Me përvojë në tregun lokal, ekipi ynë bashkon njohuritë tona të specializuara me shërbim profesional duke ju shoqëruar në çdo hap të procesit.
Nëse jeni në kërkim të shtëpisë tuaj të ëndrrave, zyrës apo mundësive të ndryshme të investimit, ne ju ofrojmë një shumëllojshmëri opsionesh, këshilla të personalizuara dhe mbështetje të vazhdueshme. Qëllimi ynë është t’i realizojmë objektivat tuaja 100%!
Ne e njohim nga afër tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme ndaj dhe ofrojmë informacion të saktë dhe të përditësuar për çdo pronë. Çdo marrëveshje realizohet me transparencë të plotë dhe respekt të ndërsjellë, duke garantuar një proces të drejtë dhe të besueshëm për të dy palët.
Ne nuk ndalemi me nënshkrimin e kontratës. Ekipi ynë vazhdon të qëndrojë pranë jush edhe pas blerjes apo shitjes së pronës, duke ju ndihmuar me këshilla ligjore, menaxhim prone, apo ide për përmirësimin e investimit tuaj. Me Property Broker Real Estate, ju keni gjithmonë një partner të besueshëm në krah.
NJIHUNI ME EKSPERTËT TANË
Keni një pronë dhe po mendoni ta shisni?
Pse tË zgjidhni Property Broker Real Estate?
Siguri në Blerje & Shitje
Ofertat Më të Mira Në Treg
ABONOHU PËR PRONAT MË TË FUNDIT
VLERËSIMET DHE KOMENTET E KLIENTËVE
ÇFARË MENDOJNË KLIENTËT TANË
Pronat e listuara SË FUNDMI
PYETJET MË TË SHPESHTA
Procesi i blerjes së një prone përfshin: kërkimin e pronës, verifikimin e dokumentacionit, nënshkrimin e një marrëveshjeje paraprake, pagesën përmes një noteri dhe regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ekipi ynë do ju udhëheqë në çdo hap për të siguruar që gjithçka të realizohet në përputhje me ligjin dhe pa vonesa.
Në varësi të dokumentacionit dhe palëve të përfshira, procesi mund të zgjasë nga 2 deri në 8 javë. Nëse dokumentet janë në rregull, shitja ose blerja mund të përfundojë shumë më shpejt!
Po, shtetasit e huaj mund të blejnë prona në Shqipëri. Për blerjen e tokës mund të ketë kufizime, por apartamentet dhe ndërtimet janë të aksesueshme për të gjithë. Ne bashkëpunojmë me klientë të huaj dhe ofrojmë asistencë të plotë ligjore dhe përkthim dokumentacioni.
Ne ofrojmë një shërbim falas të vlerësimit të pronës bazuar në tregun aktual, pozicionin gjeografik, tiparet e pronës dhe transaksione të ngjashme në zonë. Ky vlerësim është i rëndësishëm për të përcaktuar një çmim realist dhe konkurrues.
Procesi nis me kërkimin e pronës së përshtatshme, vizitën e saj, dhe më pas nënshkrimin e kontratës së qirasë me pronarin. Kontrata përfshin kushtet e qirasë, kohëzgjatjen, dhe pagesën e depozitës së sigurisë. Ne ju ndihmojmë të gjeni opsionin më të mirë, më të leverdisshëm dhe më të sigurt.
Kontrolloni gjendjen e pronës, kushtet e mirëmbajtjes, afatin e qirasë, kushtet e ndërprerjes së kontratës, si dhe pagesën e qirasë dhe depozitën. Ne ju ndihmojmë të analizoni çdo pikë të kontratës!

























